Vajza e këngëtarit të njohur Blero dhe aktores Teuta Krasniqi, Tara mbushi dje 9-vjeç. Nuk munguan urimet e shumta për vogëlushen, duke nisur nga i ati i saj Blero, partnerja e tij, Afrona dhe nuk kishte si të mungonte as urimi i Teutës. Kjo e fundit ka publikuar edhe disa foto nga festa e realizuar në shkollë, ku ndjehet atmosfera e veçantë e krijuar për Tarën.
“Nga festa e ditëlindjes së 9-të, të Tarës. Nga festimi i djeshëm në shkollë me mesuesin dhe shoqe e shoke të klasës duke vazhduar festën me shumë shoqe me shume dashuri. Nje nanë është më e lumtura në botë kur e sheh femijën e saj të lumtur e të gëzuar. Faleminderit të gjithëve që na u bashkuat në gëzimin tonë. Dëshiroj që çdo fëmijë të ketë shëndet dhe gezime në jetë. Zoti i ruajt bekoftë gjithë fëmijët e botës. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja, festofshit gjithmonë me familjet tuaja. Me shumë dashuri: nga Tara dhe unë”, shkruan ajo në “Instagram”.
https://www.instagram.com/p/BwxHMOsgURK/
Kujtojmë që Teuta ka dhe një vajzë më të vogël, ndërkohë Blero me partneren e tij nuk kanë ende një fëmijë./revistawho.com