Para pak javësh Khloe Kardashian festoi ditëlindjen e parë të vajzës së saj, True. Vogëlushja tani ka filluar të rritet dita-ditës dhe madje ka filluar të hedhë hapat e parë. Këtë gjë e ka treguar Khloe ditën e sotme dhe si nënë krenare nuk kishte si të mos e ndante me të gjithë momentin kur e vogla ecën vetë në këmbë. Khloe ka publikuar në ‘Instagram’ video, në të cilat dëgjohet teksa i thërret me lumturi vajzës që hedh hapat e parë. True dukej po aq e lumtur sa nëna e saj, e cila ka treguar se i gjendet pranë të voglës në çdo moment.
Pasi u nda përfundimisht nga Tristan Thompson, Khloe Kardashian vendosi t’i dedikohej vetëm vajzës së saj dhe deri tani e ka kryer detyrën si nënë në mënyrë perfekte. Burime pë mediat e huaja kanë treguar se tashmë Khloe nuk mendon të krijojë një lidhje të re, sepse i gjithë fokusi i saj është vetëm e vogla, True. /revistawho.com