Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

E bija çon në vend amanetin e Fatbardh Smajës, vjen në teatër “Dashuritë e Xhorxh Washingtonit

02/03/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
E bija çon në vend amanetin e Fatbardh Smajës, vjen në teatër “Dashuritë e Xhorxh Washingtonit

“Dashuritë e Xhorxh Washingtonit” nga Miro Gavran vjen për publikun e Tiranës në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Për dy netë me radhë, 3 dhe 4 mars, drama vjen në skenë nga teatri “Migjeni” i Shkodrës. Pas mikpritjes që kjo dramë pati në qytetin e Shkodrës gjatë muajit shkurt, i takon publikut në Tiranë që të shikojë lojën e dy aktoreve të reja, Sara Smaja dhe Kristiana Dodaj. Pas ndarjes nga jeta të Fatbardh Smajës, që do të ishte regjisori, dy aktoret, në fillimet e karrierës e morën përsipër ta realizonin vetë shfaqjen e shkruar nga autori i njohur Gavran. Dy protagonistet e dramës Kristiana Dodaj dhe Sara Smaja këtë të enjte dhe të premte janë në skenën e teatrit “Kujtim Spahivogli”, ndërsa e bija e regjisorit, Sara, e shikon këtë vepër në skenë dhe si një amanet të babai të saj. “Është vepër që vihet për herë të parë në skenë në Shqipëri. Ne na e dha përkthyesi Rudi Erebara. U mor për tu bërë projekti i rradhës në teatrin “Migjeni” dhe do punohej nga regjisori i teatrit (babi) sapo ai të mbyllte premierën me “Kandilin e Argjendit”, mirëpo për premierën e kësaj të fundit ai u sëmur dhe ndodhi ajo çfarë ndodhi.., kështu që ky projekt u pezullua për një farë kohe, për ta rimarë edhe njëherë në janar këtë herë vetëm ne aktoret. Preferuam ta punonim vetë, sepse ishte një lloj amaneti që më kishte lënë babi. Pra për pasojë shfaqja nuk ka regjisor, çdo gjë është bërë nga unë dhe Kristiana”, tregon aktorja Sara Smaja për “SOT”. Shfaqja që vjen dhe në skenën e teatrit në Tiranë, e pati premierën më datë 26 shkurt në qytetin e Shkodrës tek Qendra Rinore Arka, sepse teatri për momentin është në rikonstruksion, ku pas përfundimit të këtij procesi drama do të jetë dhe në skenën e “Migjenit”. Dy aktoret kanë qenë dhe në një kurs në Akademinë e Arteve, ku Sara vjen në skenë e teatrit me rolin e Marta Washington. “Roli im, gruaja e presidentit të Amerikës, ku Silvia Karver dashnorja e tij interpretohet nga Kristiana, të dyja takohen pas vdekjes së Xhorxh Washingtonit për të folur për të. Është një pjesë, që tregon se gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken dhe nuk duhet ti gjykojmë gjërat nga jashtë asnjëherë qoftë edhe kur kemi të bëjmë me politikanë dhe çështjet e tyre familjare”, tregon aktorja Sara Smaja.






Tags: dashurite e xhorxh washingtonitFatbardh Smajasara smajateater
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
Nora Istrefi ndërron look, bëhet bionde

Nora Istrefi ndërron look, bëhet bionde








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera