Morena Taraku prej kohësh jeton në Turqi dhe ka vendosur që karrierën e saj ta zhvillojë andej. Së fundmi këngëtarja ka treguar se mbrëmjen e sotme do të jetë pjesë e ndarjes së çmimeve të muzikës në Turqi. Eventi do të mbahet mbremjen e sotme në Stamboll dhe Morena ka treguar se ndjehet e lumtur që do jetë e pranishme. Këngëtarja shqiptare ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet se është bërë gati për eventin dhe është duke udhëtuar me makinë. Përkrah videos ajo ka lënë një mbishkrim, që si çdo herë tjetër ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve: “Më kujtohet kur ish i dashuri im më thoshte se asnjëherë nuk do i prekësh ëndrrat e tua. Rrugës për në ‘music awards'”, ka shkruar Morena. Këngëtarja shqiptare është renditur si ‘top pop artist’ në eventin e muzikës dhe siç ka paralajmëruar ky është vetëm fillimi për krijimin e një karriere të suksesshme. Kujtojmë se pak muaj më parë Morena publikoi këngën “Dashni” në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun. /revistawho.com