Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Shumë vite pjesë e skenës, Manjola Nallbani përgatit surprizën e madhe për fansat e saj

30/04/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Shumë vite pjesë e skenës, Manjola Nallbani përgatit surprizën e madhe për fansat e saj

Manjola Nallbani ka 30 vite që është pjesë aktive e skenës shqiptare dhe gjatë kësaj kohe i ka dhuruar me mijëra këngë si pasuri kulturës shqiptare. Duke qenë se Manjola të gjithë jetën ja ka dedikuar muzikës, ka përgatitur një surprizë të madhe për fansat që e kanë ndjekur hap pas hapi gjatë kësaj kohe. Këngëtarja ka treguar se në 16 maj të gjithë do të kenë mundësi të shijojnë një koncert recital të sajin, i cili do të ketë një ndërthurje të krijimtarive të Manjolës ndër vite. Nallbani ka publikuar në ‘Instagram’ një video promovuese për koncertin e saj, që do të mbahet në qendrën e kulturës në “Katedralen Ortodokse Tiranë”. “Ju ftoj në koncertin tim recital ‘Jetë me ju’ ashtu siç kanë qenë të lidhura të gjitha këto vite të jetës sime. Ju dua”, ka shkruar Manjola në postimin e saj.





https://www.instagram.com/p/Bw407s6jaJz/

Këngëtarja ka zgjedhur Elton Dedën si drejtues të orkestrës dhe artistë të tjerë si Aurela Gaçe, Kastriot Tusha, Egland Hasa, Eli Fara, Shkëlzen Jetishi dhe Rezart Veleshnja për ta shoqëruar në skenë. Manjola Nallbani njihet si astiste shumëdimensionale që ka kënduar si muzikë të lehtë, folklorike, po ashtu edhe klasike, prandaj në koncertin e saj ka vend për të gjithë. Kujtojmë se disa nga këngët në njohura të këngëtares janë: “Kur humba një dashuri”, “Udhëtoj e menduar”, “Përse të dua”, “Zemër Tirone”, “Vetëm unë”, “S’mjafton një jetë” etj. /revistawho.com


Tags: Kengekoncert recitalManjola Nallbanimuzike
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Justin Bieber dhe Ed Sheeran bashkojnë forcat? Mesazhi misterioz i bën të gjithë të dyshojnë

Justin Bieber dhe Ed Sheeran bashkojnë forcat? Mesazhi misterioz i bën të gjithë të dyshojnë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera