Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Soni Malaj ngre peshë amfiteatrin e Tiranës, dhuron performanca për t’u mbajtur mend gjatë

02/05/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Soni Malaj ngre peshë amfiteatrin e Tiranës, dhuron performanca për t’u mbajtur mend gjatë

Mbrëmja e 1 majit ka bërë bashkë dy nga artistët më të njohur për publikun shqiptar, Soni Malaj dhe Majk. Soni ka mbajtur kështu recitalin e saj të parë në amfiteatrin e Tiranës, me një ambient të mbushur nga të gjithë adhuruesit e këngëtares ndër vite. Malaj dhuroi performanca unike pranë balerinëve, të cilët shoqëronin me koreografi çdo këngë të Sonit. Ajo çfarë ra tjetër në sy ishte energjia e pashtershme e këngëtares, e cila bëri që gjithë salla e amfiteatrit të ngrihej në këmbë për të kënduar dhe kërcyer së bashku me të.





Malaj interpretoi disa nga hitet më të fundit që ka nxjerrë në treg, por nuk la pas dhe baladat të cilat kanë ngelur thellë në memorien e njerëzve si ‘Shpirti im binjak’, ‘Të dua ty’ apo ‘Përgjithmonë’. Zërat e publikut shoqëruan këngëtaren e dashur gjatë gjithë kohës, duke kënduar së bashku me të, por dhe duke brohoritur me entuziazëm performancat unike që dhuroi.

Detaji tjetër që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte se Soni ishte kujdesur që çdo këngë e saj të shoqërohej me koreografitë perfekte së bashku me balerinët, duke mos bërë asnjë dallim nga yjet ndërkombëtarë. ‘Look-u’ i këngëtares i mahniti të gjithë, ku si gjithmonë me shumë hijeshi dhe një pamje të kuruar deri në detaje, bëri që gjithë sytë të përqendroheshin tek ajo.


Majk gjithashtu arriti të ngrinte në këmbë gjithë amfiteatrin me hitet e tij ndër vite. Ashtu si në çdo dalje të tijën publike, reperi i surprizoi të gjithë me performancën live dhe plot energji.

‘1 në 1 milion’, ‘Çikita’, ‘Pasha jetën’ e deri tek hiti i tij më i fundit ‘ Sa gjynah’, ishin këngët që Majk interpretoi duke bërë të mundur që të rinj e të ‘vjetër’, të vegjël apo të rritur, të kërcenin së bashku me të.

Spektakli i dhuruar nga dy artistët fantastikë u mbyll me falënderimet e gjithësecilit për pjesëmarrjen, megjithatë dje duhet të ishim ne ata që njëzëri duhet të thonim: “Faleminderit Soni dhe Majk. Zemrat tona u çuan peshë edhe njëherë, vetëm falë jush”./revistawho.com

Tags: AmfiteatriBaladabalerinemuzikeperformanceRecitalSoni Malaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
Taylor Swift sërish në telashe, fansat e akuzojnë se ka kopjuar Beyonce

Taylor Swift sërish në telashe, fansat e akuzojnë se ka kopjuar Beyonce








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera