Prej disa muajsh, jemi mësuar që figurën e Fjoralba Ponarit ta shohim nën drejtimin e programit të së dielës në ekranin e ‘Top Channel’, ‘E diell’. Bukuroshja publikon herë pas here në llogarinë e saj foto të ndryshme nga momente e punës dhe jo vetëm. Së fundmi me anë të një ‘Instastory’, ka zbuluar se çfarë i ka ndodhur gjatë xhirimeve të emisionit.
“A ka vështirësi puna në televizion?”, ishte një nga pyetjet ne llogarinë e Ponarit, të cilës ju përgjigj duke pohuar: “Sa të duash. Atë të fundit e kalova me disa qese akulli”. Mesa duket gjatë orareve të zgjatura të xhirimeve të shumta, Fjoralbës i është dashur të përballet edhe me disa incidente.
Kujtojmë se më parë Ponari ka drejtuar programin sportiv ‘Proçesi sportiv’, krah moderatorit të njohur, Edi Manushi./revistawho.com