Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën? 13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij 13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin 13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vajza me aftësi të veçanta falenderon nënën e dhunuar prej 17 vitesh

04/05/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vajza me aftësi të veçanta falenderon nënën e dhunuar prej 17 vitesh

Historia e një gruaje që ishte dhunuar prej 17 vitesh nga ish-bashkëshorti i saj mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo ishte historia e trishtë e Valbonës e cila ishte ftuar nga vajza e saj me aftësi të veçanta, Llambrinia. Valbona ishte martuar me shkuesi dhe gjatë gjithë kohës kishte pasur probleme me familjen e ish-bashkëshortit. Fatkeqësisht gjatë kohës që ishte shtatzënë, Valbona e kishte humbur fëmijën e parë dhe ish-bashkëshorti e kishte bërë atë fajtore. Pas disa vitesh në jetë kishte ardhur Llambrinia, por ajo kishte lindur me aftësi të veçanta dhe përsëri ish-bashkëshorti vazhdonte ta akuzonte Valbonën. Për këtë arsye ai ushtronte dhunë fizike mbi të dhe Llambrininë, pasi ai nuk e konsideronte si vajzën e tij. Kësaj dhune nuk i kishte shpëtuar as vajza e vogël e çiftit. E lodhur nga dhuna e vazhdueshme për 17 vite me rradhë Valbona kishte vendosur që të divorcohej. Llambrinia i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar mamanë e saj që nuk e braktisi dhe për ta falenderuar për çdo sakrificë që ka bërë dhe vazhdon të bëjë për të. “Mami kam ardhur këtu për të të bërë të lumtur dhe që t’i harrosh vuajtet që ke kaluar me mua dhe babin tim që të dhunonte. Të faleminderit për çdo gjë që ke bërë për mua dhe që nuk më braktise këto 17 vite duke sakrifikuar veten tënde. Ti dhe motra jeni gjithçka për mua!” ,- ishin fjalët e Llambrinisë. Në studio Valbona rrëfeu vështirësitë ekonomike dhe sakrificat që duhej të bënte çdo ditë për të rritur e vetme dy vajzat e saj. Gjithashtu ajo tha: “Deri sa të kem jetë nuk do t’ju lë kurrë, as ty as motrën tënde. Ju jeni gjithçka për mua!” E ftuar surprizë për Valbonën ishte këngëtarja tepër e dashur për publikun, Maja e cila i dha këtë mesazh: “Në këto kushte që kemi duhet të mundohemi të gjejmë momente të bukura në jetën tonë. Le të rrëmbejmë çdo gjë të bukur dhe ti ke adhurimin tim sepse je një femër tepër e fortë. Të gjithë kanë probleme, por me forcën tonë të brendshme ne ja dalim!”./revistawho.com






Tags: dua te te bej te lumturhistori
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?
Breaking News

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij
Breaking News

BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij

13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin
Breaking News

“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin

13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime
Breaking News

“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime

13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!
Breaking News

E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!

13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
Next Post
Në përgatitje të albumit të radhës, Poni zbulon disa momente nga skenat e xhirimeve

Në përgatitje të albumit të radhës, Poni zbulon disa momente nga skenat e xhirimeve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera