Ëndrrat, të mira apo të këqija janë një nga misteret më të mëdha rreth trurit të njeriut. Studiuesit janë munduar shumë të kuptojnë zanafillën e krijimit të tyre, por shumë pak është zbuluar deri në këto momente. Ato janë të papritura dhe shumë të paparashikueshme, madje shpesh shkaktojnë probleme edhe me humorin.
Nëse doni t’i kontrolloni ëndrrat ka më shumë shanse ta arrini këtë dëshirë, nëse ndiqni këto pesë hapa, që sipas një artikulli shkencor të publikuar nga ‘Times of India’ do t’ju ndihmojnë.
Gjej mënyra që t’i kthesh ngjarjet e ditës në pozitive për të parë ëndrra natën
Përqendrohu tek gjërat e thjeshta që përjeton gjatë ditës dhe mos e kompliko jetën që ëndrrat të jenë pozitive
Kujtoji vetes para se të flesh atë që dëshiron të ëndërrosh
Pyet veten gjatë ditës: “Mos po ëndërroj”?
Nëse e ndjen se po ëndërron thjesht lëre veten të lirë dhe shijoji imazhet / revistawho.com