Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi… 16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Kur këngëtarët shqiptarë zgjodhën që protagonist në videoklipet e tyre të ishte një kafshë…

07/05/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Kur këngëtarët shqiptarë zgjodhën që protagonist në videoklipet e tyre të ishte një kafshë…

Videoklipet janë një ndër elementët kryesorë në karrierën e çdo artisti, prandaj të gjithë mundohen që nëpërmjet tyre të lënë gjurmë. Dikush zgjedh t’i realizojë në formën e një minifilmi, dikush guxon me anë të veshjes së përzgjedhur, ndërsa disa të tjerë me anë të elementeve shumë të vogla në dukje, por që bëjnë diferencën. ‘RevistaWho.Com’ ka zgjedhur t’ju prezantojë sot me disa nga rastet kur kafshët morën vëmendjen e gjithë këngës.





Më i fundit është rasti i motrave Istrefi, të cilat në projektin e tyre muzikor me titull “Nuk e di” morën vëmendjen e merituar për macen e përzgjedhur.
Ndonëse videoklipi ka arritur më shumë se 1 milion klikime në ‘YouTube’, në mediat rozë më shumë u fol për macen e zezë, çmimi i së cilës varion nga 20.000 dollarë në 100.000 dollarë. Kjo mace konsiderohet të jetë një ndër më të shtrenjtat dhe më të rrallat në botë.

E kur jemi tek macet, ajo që e nisi këtë risi në videoklipet shqiptare ishte Julka. Në vitin 2005 këngëtarja publikoi videoklipin “Amin”, personazh kryesor i së cilës ishte një mace. Edhe vetë Julka kishte hyrë në petkun e saj, nga ‘look-u’ dhe pasthirrmat në refrenin e këngës. Një zgjedhje e guximshme për kohën do të thonim.


Greta Koçi është një nga artistet që ka dy videoklipe ku shfaqet në praninë e qenit. Në fillim në “Nuk ta kam thënë” ajo është në rolin e një vajze që vuan për dashurinë dhe qeni e shoqëron në dhimbjen e saj. Ndërsa në rastin e dytë, Greta shfaqet në bashkëpunimin me Gbmc, në këngën me titull “What’s up”. Sharmit të saj i shtohet dhe prania e qenit.

Këngëtarja Eranda Libohova përveç se zgjodhi që në videoklipin e këngës “T’kam tregu” të kishte protagonist një qen, vendosi që të tregonte dhe një stil të veçantë të saj që nuk e kishim hasur më herët. Kjo dalje i pëlqeu publikut, aq sa mbeti dhe një kujtim i bukur për Erandën, e cila ‘mikun’ e saj në jetën reale e prezantoi me publikun për herë të parë.
Libohova një perzgjedhje të tillë e ka bërë edhe vite më herët në këngën “Të ndjej”, por nuk ishte e njëjta ndjesi…

“C’kemi” ishte videoklipi i parë i Alban Ramosaj që shërbeu si trampolinë për skenën shqiptare. Vajzat jo vetëm që u dashuruan me djalin romantik, zërin e tij dhe bukurinë, por u magjepsën me skenat e veçanta në klip. E kush nuk i tha Albanit “Çkemi” pasi pa atë vajzën buzë detit teksa luan me qenin, ndërkohë që vështrimi pasionant i këngëtarit e ndjek. Nuk e dimë nëse magjia e këtij videoklipi i dedikohet Albanit, vajzës apo qenit…/revistawho.com

Tags: me qenVideoklipet shqiptare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!
Breaking News

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!

16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…
Breaking News

“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…

16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?
Breaking News

“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?

16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
Next Post
Aktorët e njohur bëjnë paraqitjen e parë si çift, në një event

Aktorët e njohur bëjnë paraqitjen e parë si çift, në një event








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera