Këtë vit Vesa Luma ka vendosur që festimet për 33-vjetorin e lindjes t’i nisë një javë para. Vesa i është bashkuar këtij trendi të fundit dhe mbrëmjen e djeshme ka marrë surprizën e parë. Mikeshat e saj më të mira kishin organizuar një festë surprizë në një restorant dhe duket se këngëtares i ka pëlqyer shumë.
Në fotot dhe videot e publikuara shihet se i gjithë ambienti është dekoruar me lule dhe çokollata të personalizuara me inicialet e Vesës.
Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ foto edhe me miket e saj dhe ka treguar se sa me fat ndjehet që i ka pranë vetes. “Pasuria më e madhe e imja janë njerëzit e mi shumë të afërt, me të cilët ndaj jetën! Jam tepër me fat që sot gëzoj shoqëri të sinqertë, vajza të cilat kanë qenë aty për mua gjithmonë, e që dhe sot festuam një vit të bukur, por plot me sfida, gëzime, ndarja e bashkime. Faleminderit nga zemra vajzat e mia që ju bashkuat idesë time për të festuar 1 javë ditëlindjen. Meqë ra fjala, po kam shoqet më të bukura nga të gjithë”, ka shkruar Vesa.
https://www.instagram.com/p/BxLjf74J_oB/
Siç duket festimet për këtë vit për Vesën do jenë shumë të veçanta, prandaj do të shohim se çfarë do të ketë rezervuar ajo për ditën e lindjes në 12 maj. /revistawho.com