Sezoni i verës po afron dhe është e natyrshme të mendoni për format tuaja trupore. Shumë prej njerëzve nuk janë të kënaqur me to dhe tentojnë herë pas here metodat më të shpejta që shpeshherë nuk kanë efektin e dëshiruar. Më poshtë ju shfaqim 5 mitet e rënies në peshë që ju duhet të ndaloni së besuari sipas ‘HealthyMagazine’:
1-Nuk është e nevojshme të fokusoheni vetëm tek dhjami i barkut.
2-Të ushtroheni nuk do të thotë se do të bini në peshë. Është e nevojshme që të filloni më parë dietën.
3-Nuk do të bini në peshë nëse evitoni plotësisht përdorimin e karbohidrateve.
4-Dietat drastike nuk do t’ju ndihmojnë të bini në peshë. Për një rënie në peshë të suksesshme duhet të konsumoni çdo lloj ushqimi të shëndetshëm rregullisht.
5-Nuk është e vërtetë se pas moshës 40-vjeç rënia në peshë është e pamundur./revistawho.com