Kendall Jenner është personazhi më i fundit nga familja e saj që ka pushtuar titujt e mediave për lançimin e produkteve të bukurisë. Sipas “The Blast” modelja ka plotësuar dokumentet zyrtare për markat e saj “Kendall Jenner” dhe “Kendall” dhe siç duket për këtë iniciativë është frymëzuar nga motra e saj më e vogël, Kylie Jenner. “Kendall ka një pasion të madh për parfumet, aromat, kremrat e trupit dhe produktet e bukurisë, njësoj si motrat e saj. Kendall është inspiruar nga perandoria kozmetike miliarda dollarëshe e Kylie Jenner dhe tani ndjehet gati për të krijuar produktet e saj”, kanë thënë burime për “Hollywood Life”. Ato gjithashtu kanë shtuar se Kendall ka mësuar shumë nga nëna dhe motrat e saj dhe do përdorë rrjetet sociale për të promovuar produktet. Për më tepër ajo është e hapur “të sfidojë” motrën e saj, Kylie, por mendon se në treg ka vend për të gjitha produktet e familjes. Kujtojmë se përveç Kylie-t, në familjen Kardashian-Jenner edhe Khloe me Kim kanë krijuar bizneset e tyre që janë mjaft të suksesshëm. /revistawho.com