Shumë prej atyre që kanë arritur suksesin profesional, kanë dalë në përfundimin që shumica e gjërave bëhen në mëngjes. Nga një studim i ritualeve të mëngjesit janë nxjerr 12 gjëra që njerëzit më të suksesshëm i bëjnë në mëngjes.
- Ata zgjohen herët. Ata e dinë që koha ka shumë vlerë. Disa lexojnë diçka, caktojnë takime, kontrollojnë axhendën. Është e vërtetuar se ata që zgjohen herët kanë përqendrim më të madh në punë.
2.Bëjnë ushtrime, madje edhe peshëngritje. Ka nga ata që në 6 të mëngjesit bëjnë ushtrime gjimnastikore. Disa të tjerë bëjnë dhe joga.
3.Merren me projektet me të rëndësishme që ata kanë. Konsiderohet koha ideale, para se i gjithë përqendrimi i tyre të shkoj tek kolegët, familja apo punët e tjera që nuk kanë aq prioritet.
4.Ata i kushtojnë kohë dhe pasioneve te tyre, si të shkruajnë apo të merren me art.
5.Kalojnë kohë mjaftueshëm me familjen. Periudhën e pasdites ata e kalojnë në gjirin e familjes.
6.Bisedat kryesore me partnerin i kanë në mëngjes. Megjithëse edhe marrëdhëniet seksuale, edhe debatet njerëzit normal i lënë për në mbrëmje. Ndërsa për të sukseshmit thuhet se këto i bëjnë në mëngjes. Madje shumë prej tyre nisen për në punë bashkë. Flasin për ushqimet, për faturat për obligimet familjare e të tjera.
7.Ata krijojnë rrjetin e kafe-pirësve. Ata në kafe takojnë njëri tjetrin dhe marrin dhe japin ide për punë.
8.Meditojnë për të çliruar mendjen e tyre. Apo edhe shkojnë në kishë ose xhami që të luten për veten.
9.Ata shkruajnë gjërat për të cilat janë mirënjohës dhe të lumtur që i kanë. U merr pak kohë dhe zakonisht e bëjnë rrugës teksa shkojnë në punë.
10.Bëjnë plane dhe strategji derisa janë të freskët. Planifikojnë ditën, javën, edhe muajin. Kështu ata në mëngjes kanë parasysh se çfarë do t’u duhet të bëjnë gjatë ditës.
11.Kontrollojnë e-mail-in e tyre. Shumë prej të suksesshmëve e fillojnë ditën duke lexuar e-mail-et e tyre. Shikojnë nëse ka diçka që kërkon përgjigje me urgjencë, por edhe që të mësojnë se çfarë u është kërkuar në mënyrë që të mund të mendojnë më qartë para se të kthejnë përgjigje.
12.Lexojnë gazetat apo edhe portalete ndryshme informative.