Kënga përfaqësuese në festivalin e ‘Eurovision’, ‘Ktheju tokës’, ka korrur një sukses tepër të madh këtë vit. Ajo është renditur ndër këngët më të pëlqyera të këtij sezoni në gjithë kompeticionin. Jonida Maliqi ka publikuar herë pas here në llogarinë e saj, ‘feedback-un’ e marrë nga të gjithë adhuruesit e këngës përfaqësuese në mbarë botën.
Së fundmi Maliqi ka publikuar një video ku një fans i saj shfaqet duke kënduar këngën në rrugët e Izraelit në ditën e Pavarësisë në orën 5 të mëngjesit. Menjëherë pas këtij postimi në llogarinë e këngëtares kanë mbërritur të tjera komente pozitive nga fansat e saj, njësoj si në çdo foto dhe video tjetër të publikuar.
Kujtojmë se vetëm pak ditë na ndajnë nga mbrëmja e ‘Eurovision’. Në datën 16 maj Jonida do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të mbajtur në Izrael, aty ku dhe këngëtarja ndodhet aktualisht./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BxRtR3gnq5F/