Siç u bë me dije nga mediat, më në fund Princ Harry dhe Meghan Markle u bënë prindër për herë të parë .Ato zbuluan pamjet e para të vogëlushit gjatë një interviste në televizion, si dhe zbuluan se kishin vendosur ta quanin Archie, një emër i veçantë për familjen mbretërore. Ushtari Dennis van der Stroon, është takuar së fundmi me Princ Harry-n dhe ka treguar për shtypin se vetëm disa ditë pas lindjes së Archie-t, Harry ka filluar të ndjejë mungesën e mamasë së tij, Princeshë Diana-s. “Ai tha se kur të mungon nëna, është sikur të mungon një lloj sigurie. Ti ke nevojë për këtë siguri si një djalë, por zhduket kur nëna jote largohet”, tregoi Dennis për Harry-n. Dennis gjithashtu tha se Princi ishte shumë i ‘habitur’ për mrekullitë që ndodhin në botë dhe se si një fëmijë, ka bërë shumë persona të lumtur. “Ai është shumë i lumtur që djali i tij është i qetë”, vazhdoi ai. Për Harry-n, të jesh një prind do të thotë punë e vështirë, por e bukur në të njëjtën kohë./revistawho.com