Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” dhe jep lajmin: Do bëhem baba i një djali 15/12/2025
Sofia Vergara është shembulli se si flokët mund ta ndryshojnë tërësisht pamjen!  15/12/2025
9 çiftet e famshme që zgjodhën të mos ndahen, edhe pas tradhtisë! 15/12/2025
E pamundur të mos emocionoheni pas këtyre fjalëve të Sarës dhe Ledrit për Poin e tyre!  15/12/2025
Arilena Ara dhe Salsano Rapi “blindohen” larg syve kureshtarë për provat e skenarit të Fest 64 në RTSH! 15/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Erion Isai kandidon për kryetar bashkie, Ardit Gjebrea e mbështet publikisht

11/05/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Erion Isai kandidon për kryetar bashkie, Ardit Gjebrea e mbështet publikisht

Ditën e sotme Partia Socialiste ka zbardhur emrat e kandidatëve për të gjitha bashkitë e vendit. Në listë figuron edhe emri i aktorit të njohur të humorit, Erion Isai, i cili këtë vit do të kandidojë për bashkinë e Kolonjës. Prej kohësh emri i tij qarkullonte në media për këtë kandidim, por ai preferoi që të mos e konfirmonte lajmin deri në fund. Duke qenë se kjo është një arritje e madhe për të, Erioni ka marrë edhe mbështetjen e Ardit Gjebreas. Moderatori i njohur ka shkëputur lajmin për kandidaturën e Erion Isait nga një televizion dhe përkrah tij ka shkruar: “Ukrainasit zgjodhën një aktor, komedian e regjisor si President të vendit, ndërsa Erion Isai po e nis nga vendi i origjinës. I mbarë qoftë rrugëtimi yt i saponisur”. Ndërsa aktori i njohur e ka falenderuar Gjebrean publikisht për këtë vlerësim.





“Kur vlerësimi dhe mbështetja vjen nga Ardit Gjebrea ajo është dyfish përgjegjësi. Faleminderit mik!”, ka shkruar Erioni. I ftuar pak ditë më parë në emisionin “TempOra” aktori tha se do të donte të jepte një kontribut për qytetin e tij të lindjes, ku ka jetuar për 15 vjet. Kujtojmë se Erion Isai mban postin e drejtorit të përgjithshëm të “Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë” dhe prej muajsh ka nisur punën në rubrikën “Be Coffe” përkrah Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut në “E diela Shqiptare”. /revistawho.com


Tags: aktori i humoritArdit Gjebreaerion isaikandidonkryetar bashkie
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” dhe jep lajmin: Do bëhem baba i një djali
Breaking News

Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” dhe jep lajmin: Do bëhem baba i një djali

15/12/2025
Sofia Vergara është shembulli se si flokët mund ta ndryshojnë tërësisht pamjen! 
Breaking News

Sofia Vergara është shembulli se si flokët mund ta ndryshojnë tërësisht pamjen! 

15/12/2025
9 çiftet e famshme që zgjodhën të mos ndahen, edhe pas tradhtisë!
Breaking News

9 çiftet e famshme që zgjodhën të mos ndahen, edhe pas tradhtisë!

15/12/2025
E pamundur të mos emocionoheni pas këtyre fjalëve të Sarës dhe Ledrit për Poin e tyre! 
Breaking News

E pamundur të mos emocionoheni pas këtyre fjalëve të Sarës dhe Ledrit për Poin e tyre! 

15/12/2025
Arilena Ara dhe Salsano Rapi “blindohen” larg syve kureshtarë për provat e skenarit të Fest 64 në RTSH!
Breaking News

Arilena Ara dhe Salsano Rapi “blindohen” larg syve kureshtarë për provat e skenarit të Fest 64 në RTSH!

15/12/2025
“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!
Breaking News

“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!

15/12/2025
Next Post
Kylie Jenner “e çmendur” pas çantave, shpenzon 50 mijë dollarë për të blerë dy prej tyre

Kylie Jenner "e çmendur" pas çantave, shpenzon 50 mijë dollarë për të blerë dy prej tyre








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera