Majlinda Zeka u bë e njohur për publikun shqiptar nga lidhja e saj me reperin e njohur Majk, megjithatë ajo vazhdoi të tërhiqte vëmendje me pamjen dhe fizikun e saj. Majlinda është aktive në rrjete sociale, ku shpeshherë publikon foto personale apo të djalit të saj Roan. Mbrëmjen e djeshme, Majlinda ka festuar ditëlindjen e saj të 25-të në një festë ‘intime’, ku kanë qenë të ftuar vetëm disa nga miqtë e saj më të afërt, megjithatë çdo gjë ka qenë e menduar në detaje, duke filluar nga zbukurimet me tullumbaca, torta, apo zbukurimet në tavolinë. Ajo gjithashtu ka marrë shumë urime ‘online’ nga miqtë e saj, por vetë Majlinda ka pranuar se urimi më i bukur ka qenë ai i Roan. Në një video të publikuar, Roan dëgjohet të thotë urimin për ditëlindje në gjuhën angleze, edhe pse urimi nuk ishte i plotë. Ka kaluar pothuajse një vit që nga lindja e djalit, e megjithatë Majlinda është dukur në formën e saj perfekte mbrëmjen e kaluar, me një fustan të shkurtër mbas trupit./revistawho.com