Prej ditësh në mediat shqiptare dhe ato zvicerane qarkullojnë lajme në lidhje me çështjen e Loredanës. Si fillim u tha se reperja shqiptare i kishte marrë përmes kërcënimit një çifti zviceran 700 mijë franga. Ndërsa ditën e djeshme u zbulua se dhe Mozzik ishte i përfshirë në një skandal mashtrimi, sepse së bashku me partneren e tij i kishte borxh 1 mijë franga një pronari anijesh. Së fundmi “20 minuten” ka zbuluar se edhe familjarë të tjerë të Loredanës kanë arritur të marrin shuma të mëdha parash nga çifti zviceran. Sipas “20 minuten” edhe vëllai i Mozzik, Getinjo, i cili është shumë i njohur si artist në Shqipëri, ka marrë 12 mijë franga nga Petra Z. në 13 dhjetor të 2017-tës. Gjithashtu një kushërirë e Loredanës ka përdorur kartën e kreditit të bashkëshortit të Petra Z. për të blerë një pudër ‘online’. Për më tepër edhe vëllai tjetër i reperes shqiptare, Fatoni, ka marrë nga Petra me mijëra franga. Kjo çështje nuk është zbardhur ende nga autoritetet, por ndërsa çifti zviceran akuzon për mashtrim, Loredana ka hedhur poshtë çdo pretendim të tyre. Kujtojmë se pak ditë më parë në një konferencë reperja ka treguar se çifti zviceran ja ka dhënë paratë me dëshirë. /revistawho.com