Reperi me origjinë shqiptare, Gashi, ruan ende lidhjet e forta me vendin e tij të lindjes. Ai ka treguar se vazhdon të ndjekë traditat shqiptare dhe është shumë i lumtur dhe krenar që është nga Kosova. Këtë gjë reperi ka vendosour ta tregojë edhe përmes gjestit të tij më të fundit. Gashi ka zbuluar se ka bërë në pjesën e barkut një tatuazh të madh me emrin e Kosovës.
Tashmë vendlindjen e tij e ka të gdhendur në trup dhe kjo do të thotë se nuk do mund ta harrojë asnjëherë. Pasi publikoi foton me tatuazhin në ‘Instagram’ mesazhet nga ana e ndjekësve të tij shqiptarë ishin të shumtë. Të gjithë e përgëzonin për faktin që vazhdon ta dojë njësoj vendin e tij edhe pse ka jetuar gjithmonë larg. Gashi ka rrëfyer shpesh se jeta e tij si emigrant në SHBA nuk ka qenë aspak e lehtë, megjithatë ai ja doli mbanë që dhe atje të bëhet i njohur dhe të arrijë majat e listave muzikore. /revistawho.com