Lyrical Son është një nga reperët më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar, i cili bën pjesë në grupin ‘P.I.N.T’. Për shkak të karrierës, Lyrical është i detyruar që të jetojë midis Amerikës dhe Shqipërisë, duke qenë se bashkëshortja e tij Gresa dhe 2 fëmijët e tij jetojnë atje. Edhe pse larg, reperi asnjëherë nuk harron të bëjë shpeshherë dedikime ndaj familjes së tij, ndërsa së fundmi ai ka publikuar momentet e ëmbla të bashkimit. “Babi është këtu. Na ke munguar shumë”, shkruan bashkëshortja e tij në një foto ku shfaqen duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Kujtojmë se së fundmi, Lyrical dhe Mc Kresha publikuan albumin e tyre më të ri ‘USA’, i cili rezultoi shumë i suksesshëm./revistawho.com