Ditën e djeshme Patris Berisha ka festuar ditëlindjen dhe urimet për të kanë qenë të shumta. Sigurisht ndër to vëmendje dhe rëndësi të veçantë ka marrë ai i Tunës, i cili i emocionoi të gjithë. Këngëtarja e njohur ka publikuar edhe në vazhdimësi foto të të dyve duke ndarë me të gjithë disa momente shumë speciale krah tij, ndër to dhe një puthje të pazakontë të shkëmbyer gjatë ushtrimeve në palestër.
Pasioni i përbashkët për ushtrimet fizike ishte fillimi i dashurisë së tyre, jo më kot domethënia e kësaj fotoje është më e madhe nga sa duket. Tuna dhe Patris janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it dhe janë prindër të një djali dy vjeçar. / revistawho.com