Në shtator të 2018-tës Jona Spahiu provoi për herë të parë ndjesinë më të bukur, atë të të qenurit nënë. Moderatorja simpatike solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Raiden. Tashmë kanë kaluar plot 8 muaj nga koha kur vogëlushi erdhi në jetë dhe sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë ai rritet. Sot që Raiden feston 8-mujorin e lindjes, mami Jona ka publikuar në ‘Instagram’ një nga fotot më të ëmbla të tij. Ajo ka treguar me shaka se tani Raiden është rritur dhe është gati të shkojë në ‘club’ nate. “Hehe tani që mbusha 8 muaj e sigurt që do më lënë te Lolli”, ka shkruar Jona bashkangjitur fotos së Raiden.
Përveç urimeve nga ana e ndjekësve, Spahiu ka marrë edhe komente që thonë se vogëlushi ka shumë ngjashmëri në pamje me të. Me siguri me rritjen tiparet e Raiden do ndryshojnë, por mund të kuptohet qartë se një pjesë të tyre do i trashëgojë për gjithë jetën nga mami Jona. Kujtojmë se moderatorja e njohur ka pak kohë që ka nisur jetën e re jo vetëm si nënë, por edhe si grua e martuar me biznesmenin Frenkli Ymeri. /revistawho.com