Beatrix Ramosaj ka vite që është pjesë aktive e skenës muzikore shqiptare dhe pavarësisht se është personazh i njohur jetën private është munduar ta mbajë jashtë vëmendjes mediatike. Megjithatë ajo është përfolur shpesh për histori dashurie, edhe pse disa prej tyre këngëtarja i ka përgënjeshtruar publikisht. Pak muaj më parë në të gjitha mediat u përhap me shpejtësi lajmi se Beatrix kishte nisur një lidhje me reperin shqiptar, Escobar. Mirëpo ata të dy i hodhën poshtë zërat, duke treguar se janë vetëm miq dhe asgjë më tepër. Së fundmi Beatrix ka vendosur të tregojë edhe njëherë publikisht se çfarë po ndodh me jetën e saj, për të mos lënë vend për asnjë dyshim. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të një ‘meme’ në të cilën shkruhet: “Unë jam beqare, sepse askush nuk e beson që jam beqare”.
Beatrix nuk ka shtuar asgjë më tepër pas këtyre fjalëve, sepse mesazhi është shumë i qartë. Kujtojmë se për herë të fundit këngëtarja ka publikuar një këngë në gusht të 2018-tës në bashkëpunim me vëllain e saj, Alban Ramosaj. /revistawho.com