Ndoshta askush nuk do ta besonte, por politikania e njohur Majlinda Bregu sot mbush plot 45 vjeçe. Ajo shfaqet gjithmonë shumë në formë dhe e kuruar deri në detaj, duke sfiduar vitet që mban mbi supe.
Mirëpo gjatë mesnatës së djeshme kur akrepat shënuan 00:00, Majlinda ka publikuar në ‘InstaStory’ një video ku shfaqet duke fikur qirinjtë. E veshur mjaft ‘chic’ dhe me një tortë plot trëndafila kremi të kuq, Bregu nuk nguron të mendojë dhe dëshirën e ditëlindjes. ‘Me qetësi dhe me të qeshura lë rrudhat e vjetra të vijnë’, shkruan Majlinda krahas videos.
Kujtojmë që ajo prej disa kohësh është zhvendosur në Sarajevë, ku mban postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim rajonal. /revistawho.com