Kjo javë në përgjithësi është e qetë dhe favorizuese për komunikim dhe kontakte, të cilat do të ndihmojnë për të promovuar secili prej nesh çështjet që na preokupojnë. Është momenti që të ndjekim zhvillimin e veprimtarisë që nisëm apo na preokupoi në fillim të muajit, me qëllim që në fillim të muajit që vjen rezultatet të jenë të dukshme dhe të kënaqshme. Financat dhe jeta sentimentale, erotike vazhdojnë të jenë temat kryesore të javës. Fillimi i javës është shumë pozitiv për biseda, kontakte dhe udhëtime të shkurtra. Prej të martës dhe deri të premten përfitoni nga shanset dhe mundësitë që do të krijohen, si dhe nga personat që do të takoni për realizimin e ndryshimeve apo qëllimeve që doni të realizoni.
DASHI
Kushte dhe rrethana favorizuese, premton kjo javë, për biseda dhe kontakte mjaft të këndshme, por edhe me rezultate për promovimin dhe zgjidhjen e çështjeve të biznesit, të punës, si dhe të jetës suaj të përditshme. Për ju që jeni të interesuar për krijimin e një kontrate apo të një bashkëpunimi është momenti të veproni dhe të firmosni, veçanërisht në fillim të javës. Vizitat apo udhëtimet e vogla do t’ju zbukurojnë javën.
DEMI
Me Venusin në shenjën tuaj vazhdon të jetë një periudhë e bukur për ju, veçanërisht për të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, gjatë të cilës do të keni mundësinë të rinovoheni, të gjeni zgjidhjet e duhura, por dhe të dashuroheni. Kjo javë favorizon mjaft financat tuaja duke ju dhënë mundësinë të bëni lëvizjet që doni lidhur me pronat apo pasurinë e patundshme. Disa prej jush do të bëni një investim për fëmijët.
BINJAKËT
Gjatë kësaj jave do të shprehni më mirë veten dhe talentin tuaj, i cili është komunikimi. Në fillim të saj deri të mërkurën do të jeni mjaft të komunikueshëm dhe plot qejf, madje me lehtësi do të arrini synimet që keni vendosur. Kujdes mos tejkaloni kufijtë pasi bisedat dhe kontaktet e shumta mund t’ju tensionojnë dhe të kaloni në nervozizëm. Mos humbisni shanset që ju jepen në fushën financiare gjatë kësaj jave. Gjeni kohën për t’u çlodhur dhe përshtatni një mënyrë jetese sa më të shëndetshme gjatë periudhës që vijon.
GAFORRJA
Java ju gjen në mendime të thella, të cilat nuk keni dëshirë dhe nuk është nevoja t’i deklaroni. Bisedime me njerëz të afërm, prej të cilëve do të doni të merrni informacione, do t’ju preokupojnë gjatë javës. Do të ndjeheni mirë dhe në formë të plotë, prandaj përfitoni nga momenti duke qenë sa më të komunikueshëm dhe social me shoqërinë tuaj, pasi andej do të keni ndihmën dhe mbështetjen që kërkoni.
LUANI
Java është e përshtatshme për biseda dhe kontakte, të cilat do të jenë mjaft intensive dhe do të sjellin forcimin e pozitës suaj si dhe rritjen e financave. Përqëndrohuni në zgjerimin dhe zhvillimin e karrierës, me qëllim përmirësimin e të ardhurave. Një çështje apo diçka që ju preokupon do gjejë zgjidhje me ndihmën e një njeriu me potencë apo me ndihmën e prindërve tuaj.
VIRGJËRESHA
Është një periudhë mjaft pozitive për të nxjerrë në sipërfaqe punën, një vepër apo talentin tuaj. Gjatë kësaj përpjekjeje do të keni ndihmën dhe mbështetjen e eprorëve, të cilët do t’ju vlerësojnë për punën dhe mundin tuaj. Edhe ju do të jeni mjaft komunikues, diçka që do të provokoj tek të tjerët tendencën për diskutuar rreth jush dhe jetës suaj. Të lindurit në dhjetëditëshin e parë, jeni në një fazë rinovimi dhe ndryshimi pozitiv, ndërsa ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë mund të arrini realizimin e planeve dhe qëllimeve të mëdha, që ndoshta deri tani nuk i kishit këto mundësi.
PESHORJA
Java ju gjen të stresuar dhe të tensionuar në sferën profesionale, por sjell zgjidhje dhe mundësi të reja si në punë ashtu dhe në financat tuaja. Përmes bisedimeve dhe aftësisë komunikuese që do të keni gjatë kësaj jave do të arrini mjaft rezultate në çdo sferë, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë dhe të dytë. Ndërsa ju të dhjetëditëshit të tretë do të vazhdoni të jeni të preokupuar me probleme kryesisht familjare.
AKREPI
Fillimi i javës ju gjen nën ndikimin e Hënës së plotë të preokupuar kryesisht me financat tuaja dhe me jetën sentimentale dhe erotike. Është momenti të bëni hapa të mëtejshme si në karrierën tuaj, ashtu dhe në jetën personale. Zhvillim, udhëtime, njohje të reja dhe dashuri premton kjo javë. Përfitoni nga shanset që do t’ju jepen përmes kontakteve dhe bisedave me njerëz me potencë, ndërkohë që do të gjeni zgjidhje për ato që ju preokupojnë atje ku nuk e prisni. Në fazë ndryshimesh me dëshirë për t’u çliruar nga çdo gjë që ju pengon, jeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës.
SHIGJETARI
Java sjellë mundësi dhe shanse për krijimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të reja, kryesisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Jepini rëndësinë e duhur karrierës, biznesit apo punës suaj, pasi gjithë ky vit ju favorizon për të hedhur hapa të mëtejshme zhvillimi. Kujdesuni më tepër për shëndetin dhe shmangni prapaskenat. Në përgjithësi në sferën financiare keni vështirësi, por gjatë edhe kësaj jave do të ndjeni një përmirësim.
BRICJAPI
Ju do të kaloni një periudhë pozitive dhe duhet të përfitoni prej saj, pasi vështirësitë do të jenë të theksuara nga mesi i qershorit. Mos humbisni shanset që paraqiten në fillim të javës për rritjen e të ardhurave. Java është mjaft favorizuese për lëvizje me qëllim zhvillimin në fushën profesionale, ndërsa në jetën sentimentale flirt dhe dashuri premton ajo.
UJORI
Gjendeni në një periudhë mjaft pozitive për ju gjatë së cilës do të keni mundësinë t’i kushtoni më shumë kohë vetes, të ndjeheni më erotikë, të shprehni ndjenjat tuaja të dashurve dhe të jeni më krijues. Fillimi i javës premton një takim apo një njohje me një person, i cili do t’ju pëlqejë dhe do të jetë mjaft interesant. Në fushën profesionale do të jeni pak të stresuar, por nuk ka arsye shqetësimi, ndërsa në shtëpi është momenti të bëni ndryshimet që dëshironi.
PESHQIT
Në fillim të javës do të keni diskutime dhe kontakte më bashkëpunëtorët apo kolegët tuaj për të marrë vendime, të cilat do të kenë rezultate pozitive. Disa prej jush këto bisedime mund t’i bëni me njerëz të rrethit të ngushtë familjar, për ndryshime të rëndësishme dhe themelore. Disa do të vendosin të shkojnë në një shtëpi tjetër më të mirë, ndërkohë që të tjerë do të vendosin bashkëjetesën me të dashurin/ën. Gjithsesi është momenti të bëni një programim të mirë për të ardhmen, duke marrë parasysh gjithë parametrat dhe pa lenë mënjanë hollësitë. Për ju që jeni në kërkim të një lidhjeje apo të një dashurie të re kjo javë do t’ju japë mundësinë. /revistawho.com