Të gjithë e dimë tashmë se midis familjes, punës dhe jetës sociale, është e vështirë të gjendet koha për të medituar. Edhe kur kjo kohë gjendet stresohemi duke menduar se jemi duke e bërë gabim, por meditimi nuk duhet të marrë shumë kohë dhe as të jetë e vështirë. Më poshtë ju tregojmë disa hapa se si të meditoni sipas ‘Healthymagazine’:
1-Uluni në një pozicion të rehatshëm dhe mbani shpinën drejt. Sigurohuni që të jetë një pozicion që mos t’ju zërë gjumi.
2-Filloni të ushtroni frymëmarrjen. Ndiqni ritmin dhe vini re si ndiheni gjatë kësaj.
3-Fokusohuni tek mendimet tuaja. Mundohuni të mos i kontrolloni ato. Lërini të rrjedhin.
4-Mendja do të fillojë të shkojë kudo dhe mund të dilni nga realiteti, por mundohuni të riktheheni përsëri.
5-Duhet të tregoheni të duruar dhe të jeni të rregullt me ushtrimin e meditimit. Praktikojeni atë çdo ditë./revistawho.com