Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Muzika e viteve ’90 nuk harrohet lehtë, “Albanian Pop Rock Duets” risjell duetet më të bukura shqiptare

21/05/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Muzika e viteve ’90 nuk harrohet lehtë, “Albanian Pop Rock Duets” risjell duetet më të bukura shqiptare

Muzika e viteve ’90 ka sjellë revolucion në kulturën shqiptare dhe prandaj brezi i atyre viteve i kujton me nostalgji këngët e asaj kohe. Megjithatë këto këngë nuk janë lënë në pluhurin e harresës, sepse dhe brezi i ri vazhdon t’i dëgjojë ende dhe sot e kësaj dite. Muzika më e bukur e viteve ’90 nuk mund të shuhet lehtë edhe për shkak të iniciativave të shumta për t’i risjellë dhe rikujtuar edhe njëherë ato kohë të arta. Pas “Albanian Pop Rock 90’s” dhe “Albanian Pop Rock Ladies”, gazetarja Kozeta Kurti ka menduar që të organizojë sërish një koncert të përmasave të mëdha për të gjithë ata që kanë nostalgji për ‘pop-in’ dhe ‘rock-un’ e vjetër shqiptar. Në 2 qershor në “Amfiteatrin e Tiranës”, koncerti “Albanian Pop Rock Duets” do të mirëpresë çdokënd që dëshiron të dëgjojë edhe njëherë duetet më të mira të muzikës së lehtë shqiptare deri në fund të viteve ’90, që vazhdojnë të mbeten hite të “pavdekshme”. Në repertor do të jenë të përfshira këngët nga Aurela Gaçe dhe Aleksandër Gjoka, Sabri Fejzullahu dhe Ledina Çelo, Irma dhe Eranda Libohova, Fitnete Tuda dhe Vlera Kastrati etj, të cilat do të sillen me një orkestracion të ri. Këngët e përzgjedhura do të interpretohen nga një gjeneratë e re artistësh si: Orgesa Zaimi, Evi Reçi, Kamela Islamaj, Era Rusi, Mateus Frroku etj.





Këtë herë krijuesit e këtyre këngëve të arta të muzikës shqiptare do jenë spektatorë të radhëve të para, duke ndjekur me emocion se si kënga e tyre mund të jetojë gjatë në kohë e të zërë vend në breza të rinj. Një ngjarje e tillë kulturore nuk duhet humbur, prandaj duhet të nxitoni për t’i blerë biletat në sportelin e Amfiteatrit të Tiranës, ose për t’i rezervuar në myticket.al. Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 0674055500. /revistawho.com


Tags: albanian pop rock duetsamfiteatri i tiraneskoncertmuzika e viteve 90muzika rock
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Johnny Depp hedh poshtë akuzat e ish-bashkëshortes: Në të vërtetë kam qenë unë viktima

Johnny Depp hedh poshtë akuzat e ish-bashkëshortes: Në të vërtetë kam qenë unë viktima








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera