Ditën e sotme artistja e njohur, Argjentina Ramosaj feston 29-vjetorin e lindjes. Urimet nga njerëzit e saj të afërt duhet të jenë të shumtë, por atë më specialin Argjentina me siguri e ka marrë nga nëna e saj, Suzana. Ajo ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ disa nga fotot më të bukura të Argjentinës, ku në shumicën prej tyre shihet pranë djalit të saj, Noah. Përkrah fotove Suzana ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen vogëlushja ime që më ke bërë prindin më krenar në botë. Uroj që udhëtimi yt në jetë të jetë i mbushur me gëzim, dashuri, lumturi. Të dua shumë engjëll, ti je mikja ime e vetme dhe më e mira”.
Argjentina dhe nëna e saj kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëra-tjetrën dhe shpesh i cilësojnë si dy motra, sepse Suzana ngjason si një vajzë 20-vjeçare. Kujtojmë se këngëtarja e njohur pas një mungese 3-vjeçare në muzikë u rikthye sërish në vitin 2017 për të sjellë hite të reja. /revistawho.com