Vajza e aktores së njohur, Ema Andrea, i ka prekur të gjithë me gjestin e saj human. Ajo ka prerë flokët e saj për t’i dhuruar për fëmijët me kancer. Sara është falenderuar publikisht në faqen “Një fije floku për më shumë buzëqeshje”, ku e kanë cilësuar gjestin e saj si të guximshëm dhe për t’u patur zili. Sigurisht që krenaria prej nëne e ka bërë dhe Emën ta postojë këtë në profilin e saj.