Gjatë një videoje të publikuar nga pallati mbretëror Kensington në datën 20 maj, William shfaqet duke kaluar kohë me fëmijët e tij, madje pyet djalin e tij të madh të vlerësojë dizajnin e kopshtit të mamasë së tij. Megjithatë, çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave ka qenë mënyra se si William e ka quajtur vogëlushen e tij Charlotte, pasi ai nuk i është drejtuar me emrin e saj, por me pseudonimin ‘Mignonette’. Sipas ‘People’ kjo fjalë vjen nga gjuha frengjishte dhe përkthehet: ‘e bukur, e ëmbël, e vogël dhe diçka e bukur’. Kjo gjë është komentuar shumë mirë nga fansat e familjes mbretërore, pasi mendojnë se William di të sillet shumë ëmbël me fëmijët e tij./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BxshFEpF-4H/?igshid=1q2i2q1yo6eg7