Taylor Swift dhe Joe Alwyn janë në një lidhje prej vitesh tashmë, por çifti ka vendosur ta mbajë atë larg mediave dhe rrjeteve sociale. Çifti është fotografuar në Paris, krah njëri-tjetrit, pasi dolën nga lokali i njohur Café de Flore. Taylor dhe Joe ishin veshur thjeshtë dhe sigurisht ishin kombinuar shumë mirë bashkë. Si për këngëtaren dhe për aktorin, kjo periudhë ka qenë shumë e ngarkuar, megjithatë duket se ia kanë dalë të gjejnë kohë për të kaluar bashkë, edhe mes punëve. Kujtojmë se pak kohë më parë, në portale qarkulluan lajme se lidhja e Taylor me Joe ishte kthyer në diçka tepër serioze, megjithatë ende nuk ka pasur asnjë reagim nga çifti./revistawho.com