Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani prej kohësh janë në një lidhje. Të dy publikojnë shpeshherë foto nga momentet që kalojnë së bashku, gjatë pushimeve ose qoftë kur qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. Edhe pse e ka pranuar se nuk është partnere xheloze, Fatma ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ditën e sotme se i vetmi moment që ndihet xheloze për Alfion, është kur ai sheh motorrin e tij. “Ja për shembull, kur e sheh kështu motorrin është rasti i vetëm kur unë bëhem xhelozre”, ka shkruar moderatorja në foton ku Alfio shfaqet pranë motorrit të tij. Kujtojmë se para se të lidheshin bashkë, Alfio dhe Fatma kanë punuar në të njëjtin ambient pune në ‘InTv’./revistawho.com