Në një kohë kur problemet për Mozzik dhe Loredanën kanë qenë të shumta, madje janë kthyer në çështje publike, duket se streha e tyre e ngrohtë është familja. Sigurisht që rëndësinë më të madhe e ka vajza e tyre. Që prej ardhjes në jetë të së voglës, vëmendja ndaj saj nuk ka munguar kurrë. Sot, reperi ka publikuar një foto me Hanën në krah dhe ka shkruar: “Të falenderojmë Zotin për çdo buzëqeshje, e mos të ankohemi vetëm për lot”.
Siç duket gjërat kanë nisur të qetësohen dhe vajza është e vetmja gjë që e bën të lumtur Loredanën dhe Mozzik. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, reperja e njohur anulloi koncertet dhe kërkoi mirëkuptimin e fansave për këtë vendim të marrë nga rrethanat, pas problemeve me drejtësinë. /revistawho.com