Butrint Imeri dhe Kiara Tito kanë qenë në qendër të vëmendjes të mediave prej kohësh. Ato asnjëherë nuk e kanë pranuar se ka diçka më shumë se shoqëri mes tyre, gjë që ka rritur akoma më shumë kuriozitetin e publikut dhe të portaleve për të ditur më shumë për ta. Disa ditë më parë, Butrinti dhe Kiara publikuan dy foto ku shfaqeshin pranë njëri-tjetrit në një fushë golfi, duke zbuluar kështu se kjo e fundit do të jetë e pranishme në videoklipin e ri të këngëtarit, me titull ‘Hajt Hajt’. Kjo foto bëri që nëpër portale të flitej sërish për një lidhje romantike midis tyre, mirëpo miqtë e afërt të Butrintit kanë zbuluar për ‘MNC Radio’ se në fakt mes tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri. Ai gjithashtu ka thënë se Butrinti dhe Kiara takohen shumë rrallë bashkë, për një drekë ose ndonjë gotë, vetëm si dy miq. Me siguri kjo deklaratë nuk do të jetë e mjaftueshme për fansat e dyshes, të cilët presin me padurim një konfirmim zyrtar nga Butrinti ose Kiara./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/Bx7FwaRF_rZ/?igshid=nq4e6pfxlyzw
https://www.instagram.com/p/Bx7lFeCHP-C/?igshid=gx0yymw2vh9n