Që në momentin e parë që Brooklyn Beckham dhe Hana Cross e bënë publike lidhjen e tyre, e gjithë vëmendja ka qenë tek ata. Ka ndodhur shpeshherë që çifti të fotografohet nga paparacët gjatë një sherri, madje herën e fundit një incident i tillë ka ndodhur në festivalin e fimit në ‘Cannes’. Sipas ‘The Sun’, gjërat u nxehën shumë gjatë debatit dhe sigurisht, si dy prindër të ndërgjegjshëm, David dhe Victoria u vunë në dijeni të situatës dhe pas kaq shumë debateve publike, tani ata janë të shqetësuar për lidhjen toksike të djalit të tyre. Ata janë shumë protektivë ndaj fëmijëve dhe sipas burimeve të ‘The Sun’, David dhe Victoria i kanë kërkuar Hana-s të firmosë një kontratë konfidenciale për të mbrojtur familjen e tyre, por Brooklyn ka qenë ai që nuk ka pranuar, pasi mendon se kjo gjë është ofenduese./revistawho.com