Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna, nuk nguron të publikojë herë pas here në llogarinë e saj momente të ndryshme krah vogëlushit, Tian. Ajo ka ndarë gjithmonë foto të ndryshme nga momentet e përditshmërisë me të, por dhe festat e organizuara. Tuna tregon çdo herë e më shumë dashurinë e madhe që ndjen për të birin dhe se ai është prioriteti kryesor i këngëtares, përpos angazhimeve të saj në muzikë.
Pak më parë ajo ka zbuluar një pamje shumë të bukur me Tian, ku duket se është duke pushuar larg vendlindjes. “Të dua nga hëna deri në kthim”,- ka shkruar 33-vjeçarja në ‘Instastory-n’ e saj ku dallohet se është duke kaluar një pasdite me vogëlushin e saj.
Kujtojmë se Sejdiu ka treguar dhe më parë se Tian është një fëmijë shumë energjik dhe i shkathët dhe kërkon një impenjim të madh, por pavarësisht kësaj duket se Tuna e ka gjetur më së miri mënyrën se si të kalojë sa më shumë kohë me të./revistawho.com