Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum! 13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin! 13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”! 13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg! 13/03/2026
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3! 13/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Përralla e “Geraldina Sposa” ia kalon “Lizës në botën e çudirave”… Sfilata madhështore, i mahnit të gjithë!

31/05/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Përralla e “Geraldina Sposa” ia kalon “Lizës në botën e çudirave”… Sfilata madhështore, i mahnit të gjithë!

Mbrëmja e djeshme solli në Tiranë, eventin më glamour të vitit, ku të gjithë të famshmit bëhen bashkë si rrallë herë ndodh, për të ndjekur nga rreshti i parë i një pasarele gjigande sfilatën e “Geraldina Sposa”. 





Prej 16 vitesh kemi pasur fatin të shijojmë eventin, që bën bashkë të gjithë njerëzit që e njohin të bukurën dhe lumturinë e jetës. 

Pas sfilatës së vjetshme, që për herë të parë u zhvillua pa publik, “Geraldina Sposa” u rikthye për t’i dhuruar kryeqytetit mbrëmjen më të bukur, nga ato që vështirë se fshihen nga memoria edhe kur kohët kalojnë.


Për të gjashtëmbëdhjetin vit kompania më e madhe e organizimit të eventeve në Shqipëri, krijuese e markës “Geraldina” dhe zotëruese e ekskluziviteteve të rëndësishme në industrinë e fustaneve të nusërisë, nuk zhgënjeu askënd me sfilatën e përmasave të jashtëzakonshme, e krahasueshme lehtësisht me ato të markave më të njohura botërore. 

Sfilata e “Geraldina Sposa” ashtu si çdo vit mblodhi emrat më të njohur të vendit dhe të gjithë ata që gjatë kësaj kohe ia kanë besuar momentet më të bukura të jetës këtij emri. 

Në një nga rrugicat e hotel “Rogner”, “Geraldina Sposa” e shndërroi sfilatën në një përrallë magjike, njësoj si ajo e “Lizës në botën e çudirave”, nga e cila nuk ndaheshe dot dhe luteshe të mos mbaronte. 

E gjithë sfilata ishte e organizuar në tre pjesë, ku secila prej tyre mbartte diçka të veçantë. 

Në kalimin e parë 20 modele të njohura parakaluan me fustanet më të bukura, modele autentike të prodhuara nga vetë “Geraldina Sposa”. Detajet e fustaneve të punuar me dorë janë ato që bëjnë diferencën dhe kanë ndërtuar imazhin unik të “Geraldina Sposa”. Parakalimi në pasarelë nisi nga Kaltra Peza, në rolin e Lizës, për të vijuar më tej me emra të njohur si Venera Lumani, Adrola Dushi, Viola Spiro, Dea Mishel, Dojna Mema, Andresa Ambrosio, etj.

Foto: Gent Onuzi

Foto: Gent Onuzi

Foto: Gent Onuzi

Foto: Gent Onuzi

Kalimi i dytë ju ishte besuar nuseve të vërteta, për të përjetuar edhe njëherë të njëjtat emocione si në ditën e dasmës së tyre. Mes tyre edhe dy nuse të famshme “Geraldine”, Vilma Masha dhe Jona Spahiu.

Foto: Gent Onuzi

Blloku i tretë i sfilatës i takoi sërish modeleve të njohura,me veshje nuserie jo konvencionale ku fokusi ishte në markën më të re të këpucëve të nusërisë dhe jo vetëm “Marçela Lati Wedding Shoes”, për ta mbyllur shfaqjen madhështore me një histori dashurie si në përralla, që të magjeps po aq sa çdo histori me princ dhe princeshë… Më shumë mbi të do të mund të zbulojmë të dielën në spektaklin e Gjebreas, deri atëherë do të rrimë me emocionet e një sfilate të realizuar me shumë shije. 

“Geraldina Sposa” ka pasur gjithmonë si qëllim të bëjë realitet ëndrrat më të bukura të çdo njeriu dhe gjatë gjithë këtyre viteve e ka kryer me sukses misionin. Sepse “Geraldina Sposa” është thjesht më e mira.

Tags: geraldina sposamodelesfilate
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!
Breaking News

Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!

13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!
Breaking News

Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!

13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!
Breaking News

Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!

13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!
Breaking News

U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!

13/03/2026
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!
Breaking News

“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!

13/03/2026
Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz!
Breaking News

Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz!

13/03/2026
Next Post
Turjan Hyska i ka dy fjalë për Agron Llakaj: Është i “frikshëm”

Aktori shqiptar humb jetën, Agron Llakaj përlot me fjalët e tij








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera