‘Batman’ do të shfaqet sërish në kinema dhe të gjithë janë duke e pritur me padurim serinë e re, ende pa nisur xhirimet. Dy javë më parë u zbulua lajmi se Robert Pattinson është takuar me përfaqësues të ‘Warner Bros’ për të diskutuar për rolin protagonist. Por së fundmi kanë nisur të shtohen dyshimet, se ylli i ‘Twilight’ nuk është i përzgjedhuri. Sipas disa mediave dhe përfaqësuesve nga brenda shtëpisë kinematografike, Nicholas Hoult është një nga emrat që përmendet si kundërshtari i fortë i Robert. Dy aktorët simpatikë, të njohur për shumë role, janë duke u testuar me veshjet dhe çdo detaj tjetër për të parë kush është më i përshtatshmi.
Fansat nga ana tjetër janë ndarë në dy grupe dhe secili mbështet të preferuarin. Shumë shpejt pritet të zbulohet edhe emri i ‘fituesit’, bashkë me datën e xhirimeve. / revistawho.com