Këngëtari i njohur, Blero ka bërë të ditur tashmë se në muajin shtator do të kurorëzojë dashurinë me partneren e tij prej disa vitesh, Afrona Dika. Dyshja ka publikuar herë pas here në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, detaje të ndryshme nga ceremonia që pritet të zhvillohet pas muajve të nxehtë të verës, duke nxitur kështu edhe më shumë kureshtjen e të gjithëve.
Së fundmi ‘Prive’ ka zbuluar se dasma do të mbahet në një nga hotelet më luksoze në Shqipëri, ndërkohë që çifti është kujdesur të akomodojë për një natë të tërë 600 persona të cilët do të jenë të ftuar gjatë cermonisë madhështore.
Blero dhe Afrona kanë udhëtuar drejt Tiranës, për të realizuar setin e parë fotografik, i cili lidhet me ditën më të rëndësishme të tyre. Këto foto do të shfaqen në korridoret e hotelit përgjatë natës së madhe të dasmës. Mes gjithë përgatitjeve, Dika është kujdesur dhe për detajet e fundit të fustanit të bardhë.
Kujtojmë se për Bleron kjo është martesa e 2-të. Këngëtari ka qenë dhe më parë i martuar me Tetua Krasniqin, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Tara./revistawho.com