Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

15 vite pjesë e skenës shqiptare, Julian Deda ka nga një falënderim për të gjithë ata që e kanë mbështetur

31/05/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
15 vite pjesë e skenës shqiptare, Julian Deda ka nga një falënderim për të gjithë ata që e kanë mbështetur

Julian Deda është një aktorët e humorit të skenës shqiptare, i cili e ka nisur rrugëtimin e tij para kamerave shumë vite më parë. Çdo gjë nisi në skenën e ‘Portokallisë’ 15 vite më parë, një eksperiencë kjo që do e mbante Julin për shumë gjatë në ekran.





Përpos të gjitha të qeshurave që Deda ka dhuruar gjithë këto vite për publikun dashamirës dhe përkrahës ndaj tij, aktori ka zgjedhur t’i falenderojë spektatorët me anë të një postimi në ‘Instagram’ krah së cilit ka shkruar: “Karriera ime televizive nisi 15 vite më parë. Me pak fjalë sapo mbylla vitin tim të 15-të kalendarik të daljeve në ekran, daljeve para jush i dashur spektator. Dua të falënderoj gjithkënd që ka kontribuar në një mënyrë apo në një tjetër në karrierën time. 100 herë faleminderit atyre që më dhanë dorën, të cilëve u jam mirënjohës gjithë jetën. 1000 herë faleminderit atyre që kujtuan se do më pengonin në këtë rrugëtim, zoti ja shtoftë inatin.

I heq kapelen bashkëpunëtorëve të mi të afërt, kolegëve të mi, sepse pa ata asnjë batutë, asnjë fjalë e imja s’do kishte kuptim. Përulje për çdo spektator që duartrokiti punën, pa të cilët asnjë tingull, asnjë lëvizje e imja s’do kishte vlerën që ka sot. Sigurisht dashuri pafund për familjen time, që më krijon hapësirën e shumë dëshiruar nga çdo profesionist për të ushtruar këtë profesion.


I dashur publik, shpresoj të kemi për shumë gjatë njëri-tjetrin. Nuk e di se si do më shkojë jeta, por diçka e di me siguri, nga skena dhe nga ju, është shumë vështirë të më shkëpusin, kushdo qoftë, sido qoftë. Ju dua fort”.

Kujtojmë se prej shumë vitesh tashmë, Deda është pjesë e kastit të programit të humorit ‘Duplex’, i cili këtë sezon televiziv u zhvendos në ekranin e ‘Tv Klan’. Ndër vite ai ka luajtur role nga më të ndryshmet, duke siguruar gjithmonë duartrokitjet dhe dashurinë e publikut./revistawho.com

Tags: 15 viteaktrimduartrokitjejulian dedakarriererrugetimskenespektatoreteleshikues
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit
Breaking News

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit

10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”
Breaking News

Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”

10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj
Breaking News

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj

10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 
Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 
Breaking News

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 

10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Next Post
Anxhela Peristeri mahnit me format perfekte trupore, zbulon si humbi 16 kilogramë

Anxhela Peristeri mahnit me format perfekte trupore, zbulon si humbi 16 kilogramë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera