Prej disa kohësh, Julka Gramo është drejtuese e programit ‘Pasditja ime’ në ekranin e ‘TVSH’. Ajo është njëherësh edhe shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here momente jo vetëm nga daljet televizive, por edhe nga jeta e përditshme. Pak minuta më parë, Julka ka ndarë me të gjithë ndjekësit një video në ‘Instastory’, teksa shfaqen dy djemtë e saj duke përgatitur mëngjesin. Ian dhe Greg shihen duke përgatitur lëngun e portokallit, teksa ky i fundit ka hipur mbi një karrige për të arritur lartësinë e duhur. ‘Kush po na e bën sot lëngun e portokallit’, shkruan moderatorja mbi video.
Kujtojmë që Julka është një mama shumë e përkushtuar ndaj djemve të saj, saqë nuk nguron të japë këshilla dhe për nënat e reja./revistawho.com