Enca Haxhia është një ndër këngëtaret më të komentuara të momentit. Ndonëse ajo mundohet që jetën private ta mbajë larg medias, kurioziteti është gjithmonë i madh. Në një intervistë të fundit për ‘Jo vetëm modë’, Enca foli për fustanet që ka menduar të veshë në dasmën e saj dhe do të jenë tre të tillë. Këngëtarja u shpreh se ka menduar që fustani i parë të jetë madhështor dhe do ta veshë me atlete. ‘I dyti do të jetë një jumpsuit pas trupit, dhe i treti, kur të largohen njerëzit e largët dhe të mbeten vetëm të afërmit, do të jetë një fustan i rehatshëm për të bërë qejf’, përfundoi Enca.
Kujtojmë që bukuroshja ka vetëm pak ditë që ka lançuar këngën “Hajde” në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin dhe ka rezultuar një hit i vërtetë. /revistawho.com