Fjodora Fjora është një nga gazetaret më të njohura të kulturës në Shqipëri. Ajo është përfolur shumë në media edhe për jetën private, sepse para 5 vitesh Fjodora vendosi të birësojë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Alteo.
Prej asaj kohe gazetarja i gëzohet shumë momenteve që kalon me të birin. Fjodora publikon herë pas here në rrjetet sociale foto nga përditshmëria me të. Së fundmi, Fjodora ka ndarë me të gjithë ndjekësit suksesin më të ri të të voglit. Vetëm pas gjashtë orësh leksion, ai ja ka dalë të japë koncertin e parë në piano.
https://www.instagram.com/p/ByM7xVGF_1X/
Kujtojmë që gazetarja ndan gjithmonë sfidat e prindërimit, duke i ardhur në ndihmë edhe shumë nënave të reja./revistawho.com