Armina Mevlani është një nga blogger-et më të njohura shqiptare, e cila gjithmonë është pjesë e eventeve më të rëndësishme në botë dhe në vendin tonë. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në eventin e ‘Geraldina Sposa’ dhe nëpërmjet disa fotove në ‘Instagram’ ka zbuluar ‘look-un’ e saj në mbrëmje. Modeli i flokëve dhe grimi ka qenë i stilit të viteve ‘90 dhe janë përshtatur në mënyrë perfekte me stilin e fustanit të saj. “Ky fustan është i mrekullueshëm dhe e bënë profilin tim të duket si Jennifer Lopez (kur në fakt nuk është)”, ka shkruar Armina në foton ku tregon format e saj. Fustani është nga ‘Vivienne Westwood’, një nga firmat më të njohura dhe të kërkuara, krijimet e së cilës mund t’i shohim tek personazhet më të famshme. Dhe njëherë, blogger-ja ia ka dalë të tërheqë vëmendje me veshjen e saj./revistawho.com