Young Zerka ka zbuluar surprizën më të bukur për të gjithë adhuruesit e tij, por dhe të këngëtares Anila Mimani. Vetëm pak minuta më parë ai ka treguar me anë të një postimi në ‘Instagram’ se ditën e nesërme do të publikojë projektin e tij më të ri me titull ‘Nesër’, i cili do të jetë një bashkëpunim me këngëtaren shumë të dashur për publikun shqiptar.
“‘Nesër’ është kënga më e re që lançohet ditën e nesërme. Kam kënaqësinë të kem të ftuar një nga zërat më të veçantë, Anila Mimani”,- shkroi Zerka në postimin e tij më të fundit.
Pas një mungese të gjatë në tregun shqiptar, duket se këngëtarja ka vendosur të rikthehet me një bashkëpunim me këngëtarin e njohur nga Korça, i cili ka sjellë gjithmonë këngë ritmike për publikun që e ka ndjekur. Ndonëse Anila u shkëput nga karriera e saj, për të vazhduar jetesën në Zvicër, këngët solo që ajo solli apo dhe bashkëpunime, vazhduan të dëgjoheshin dhe kërceheshin kudo. Siç duket dhe projekti i radhës i Zerkës me Mimanin do të shndërrohet në hitin e verës 2019.
Pavarësisht se kanë mbetur dhe pak orë, me siguri të gjithë janë duke pritur me kërshëri këtë rikthim të këngëtares së famshme me të talentuarin Young Zerka./revistawho.com