Jay-Z dhe Beyonce kanë qenë gjithmonë një nga çiftet jo vetëm më të komentuar të showbiz-it të huaj, por edhe më të dashur. Dyshja ka mundur t’i bëjë ballë thashethemeve të ndryshme rreth tradhtive të reperit dhe të jenë bashkë, pavarësisht gjithë pengesave që kanë hasur.
Pak kohë më parë ata sollën projektin më të fundit muzikor me titull ‘The Carters’, e cila theu rekorde klikimesh dhe u kthye në hit menjëherë. Përveç jetës profesionale, Beyonce dhe Jay-Z janë kujdesur të kalojnë momentet më të mira krah njëri-tjetrit në pushime apo vende të tjera të ndryshme.
Së fundmi ata janë parë të ndjekin një prej ndeshjeve të ‘NBA’, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut ka qenë një vajzë e cila ka tentuar të flasë me Jay-Z duke e injoruar prezencën e yllit të popit në stol. Reagimet e Beyonce janë kthyer menjëherë në meme në rrjetin e ‘Twitter’, ku fansat kanë zgjedhur të shkruajnë përshkrime nga më të ndryshmet.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që çifti i famshëm vihet në qendër të vëmendjes për shkak të situatave të sikletshme që kanë hasur. Edhe më parë Beyonce dhe Jay-Z i është dashur të ndeshen me reagimet epike të vajzës së tyre, teksa shihte disa skena të “nxehta” në një prej koncerteve të mbajtur në turin ‘On The Run’ në Londër./revistawho.om
Jay-Z and Beyoncé are courtside for Game 3 😎 pic.twitter.com/6mmJuN8Odn
— ESPN (@espn) June 6, 2019
https://twitter.com/tvrntxtingz/status/1136463225833156608