Mbrëmjen e së mërkurës Beyonce dhe bashkëshorti i saj, Jay-Z u panë në finalen e NBA në Oakland. Pas këtij momenti, një video u bë virale në rrjetin e ‘Twitter’, ku shihej se Jay po bisedonte me Nicole Curran dhe Beyonce nuk ishte aspak e kënaqur nga kjo situatë.
Së fundmi Curran ka preferuar të zbulojë se çfarë ka ndodhur gjatë atij momenti, duke treguar se ka dashur të jetë mikpritëse pasi dyshja e njohur ishin të ftuarit specialë të saj dhe se ka dashur të porosisë diçka për të pirë gjatë momentit që është kapur duke shkëmbyer disa fjalë me reperin.
Ajo ka shtuar në komentin e saj duke replikuar një fans, se e respekton Beyonce dhe se vetë është një grua e lumtur dhe e kënaqur. Nicole u shpreh se nuk i pëlqeu aspak mënyra se si situata u deformua dhe se nuk ishte ndjerë asnjëherë kaq e sulmuar sa në këtë video, e cila po vazhdon të bëjë xhiron e rrjetit./revistawho.com