Karriera e saj si moderatore ka nisur kohë më parë, mirëpo së fundmi, Dojna Mema është kthyer në një nga personazhet më të dashura të publikut. Ajo gjithashtu është tepër aktive në ‘Instagram’, ku ndan me fansat e saj disa momente nga jeta personale dhe ajo profesionale. Nëpërmjet një fotoje në ‘Instastory’, Dojna ka zbuluar se në moshën 8-vjeçare, si çdo fëmijë tjetër në atë kohë, mbante një ditar. “8 vjeç këto punë”, shkruan ajo mbi foto ku lexohen disa rreshta të ditarit. Tani që është një personazh i rëndësishëm i ekranit, me siguri nuk ka kohë të shkruaj një ditar për ditën e saj, megjithatë këto kujtime të arta do jenë gjithmonë me të. Kujtojmë se së fundmi, Dojna ishte protagonistja e videoklipit të këngës ‘Copëzat’ nga Vlashent Sata, këngë kjo që është pritur shumë mirë nga publiku./revistawho.com