Ermal Mamaqi është shprehur shpeshherë nëpër intervista se me djalin e tij ka një marrëdhënie shumë të ngushtë. Ato kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit dhe duket se edhe gjatë xhirimeve, Joeli nuk i ndahet moderatorit, madje edhe i është futur punës. Ditën e sotme, Ermali ka publikuar disa foto, ku djali i tij shfaqet me një bluzë të gjatë, duke parë i përqëndruar në kamerën e xhirimeve. “Duke xhiruar reklama. Me këtë regjisorin e ri të talentuar”, ka shkruar Mamaqi. Shumë persona mund ta kenë marrë si një shaka nga ana e moderatorit, megjithatë me dy prindër të talentuar si Ermali dhe Ami, së shpejti edhe Joeli mund të bëhet pjesë e televizionit me ndihmën e tyre./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/ByhTRaYBWkW/?igshid=1oc2uife6ej1f